Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Familjarët e Noizyt distancohen nga protesta e organizuar për reperin: Falenderojmë fansat, por ne po ndjekim vetëm rrugën ligjore

Shkruar nga Newsbomb
Familjarët e Noizyt distancohen nga protesta e organizuar për reperin:
Noizy

Ditën e djeshme nëpër rrjetet sociale qarkulloi njoftimi ku u bëhej thirrje të gjithë mbështetësve të Noizyt, që ditën e sotme, 12 gusht, të bëhen bashkë para ambienteve të Ministrisë të Drejtësisë dhe të kërkojnë lirimin e reperit.

Lidhur me këtë së fundmi kanë reaguar familjarët dhe stafi menaxherial i tij. Ka qenë menaxheri Ermir Gjyzeli, i cili teksa ka falenderuar fansat e reperit për mbështetjen dhe suportin që po tregojnë për të gjatë këtyre ditëve të vështira, ka bërë me dije se familjarët janë të distancuar nga kjo protestë.

Ai thekson se as familja e reperit dhe as stafi menaxherial nuk kanë ndërmarrë organizimin e asnjë proteste dhe se ata janë duke u marrë vetëm me rrugën ligjore për zbardhjen e të vërtetës.

“Pas lajmit që po qarkullon se fansat e Noizyt do të organizojnë një protestë për lirimin e tij, ka reaguar familja dhe stafi menaxherial i tij.

Nëpërmjet menaxherit Ermir Gjyzeli, ata kanë falënderuar fansat e këngëtarit për mbështetjen, por nga ana tjetër janë distancuar nga protesta, duke theksuar se nuk kanë ndërmarre organizim për asnjë protestë.

Nga ana tjetër nëpërmjet menaxherit Ermir Gjyzeli, në reagimin për mediat theksohet se familja po merret vetëm me rrugën ligjore për zbardhen e të vërtetës”, shkruan Ermir Gjyzeli.

Familjarët e Noizyt distancohen nga protesta e organizuar për reperin:
Postimi i Ermir Gjyzelit

Prej ditën në rrjetet sociale po vijon fushata ku persona publikë dhe jo vetëm kërkojnë lirimin e reperit. “FreeNoizy”, kjo është dhe thirrja që fansat, miqtë dhe kolegët e artistit kanë për drejtësinë.

Gjykata e Tiranës vendosi ditë më parë të lërë në burg Rigels Rajkun, i njohur ndryshe me emrin artistik Noizy. Togat e Zeza e kanë vleftësuar si të ligjshëm arrestimin e këngëtarit të njohur, i cili është sanksionuar me këtë masë sigurie për llogari të Kosovës që kërkon ekstradimin e tij.

Organi i akuzës në Prishtinë ka kërkuar shtetit shqiptar përmes homologëve atje, vënien në dispozicion të reperit për veprën penale të konsumuar në shtetin kosovar, pasi ditë më parë akuzohet se u përfshi në dhunën e ushtruar ndaj Medi Isenit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese