Arta Bajrami është një ndër zërat që po i mungon muzikës shqiptare, pasi projektet e saj muzikore nuk janë aq të shpeshta sa kanë qenë dikur. Këngëtaren e kemi parë paksa të tërhequr nga bota e muzikës duke iu fokusuar më shumë familjes së saj.
Së fundmi në një intervistë të dhënë ajo ka folur për familjen ku dhe ka zbuluar se dy fëmijët e saj janë me autizëm.
Arta është shprehur se Ideali dhe Elektra janë diagnostikuar me spektrin e autizmit. Duke theksuar se gjithmonë u ka qëndruar afër dhe nuk është dorëzuar asnjëherë, këngëtarja tha se dy të vegjlit e saj po trajtohen në Shoqatën e Autizmit në Prishtinë.
“Dua të tregoj një të vërtetë, është mirë ta dijë edhe publiku. Dua të tregoj një të vërtetë, sepse po e kam një fare ngushtimi kështu që po ballafaqohem në përditshmëri. Ideali dhe Elektra janë diagnostikuar me spektrin e autizmit. Janë diagnostikuar pak më vonë, pasi fillimisht doktorët nuk kanë dhënë diagnozë të saktë. Unë nuk jam dorëzuar kurrë, ju kemi qënduar mbrapa bashkë me bashkëshortin. Vonë janë diagnostikuar.
Për momentin jam duke i trajtuar në Shoqatën e Autizmit në Prishtinë, të cilët po e bëjnë një punë shumë të mirë. Tani Zoti mi ka çuar këta dy yje, këta engjëj që japin dashuri pa kusht. Kuptojnë krejt, vetëm të flasin nuk munden ende. Janë të pavarur në gjërat që bëjnë”, ka thënë Arta.