
Këngëtari i njohur me famë botërore, Don Omar ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer dhe se ka nisur betejën me sëmundjen e rëndë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale këngëtari, emri i vërtetë i të cilit është William Omar Landrón Rivera 46 vjeç, njoftoi se është diagnostikuar me kancer.
“Sot po, por nesër nuk do të kem kancer”, ka shkruar Don Omar, në postimin e tij, teksa shfaqet nga një qendër mjekësore në Orlando. “Synimet e mira priten mirë. Shihemi se shpejti. #f---kancer”, shkruan ai ndër të tjera.
Superylli i muzikës urbane latine nuk zbuloi se për çfarë lloj kanceri po trajtohet. Lajmi tronditës vjen pasi Don Omar përfundoi në prill gjysmën e parë të turneut të tij “Back to Reggaeton” në 20 qytete në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada .