
Rendi i pjesëmarrjes në Finalen e Madhe të Festivalit të Këngës në Eurovision 2025 është vendosur. Gjatë 11 viteve të fundit, producentët e shfaqjeve kanë vendosur rendin e pjesëmarrjes bazuar në një short ndarjeje.
Një short u zhvillua menjëherë pas Gjysmëfinales 1 dhe Gjysmëfinales 2. Këtu, gjysma e pjesëmarrësve u shpërndanë në gjysmën e parë ose të dytë të Finales së Madhe.
Gjysma tjetër ishte në kategorinë "Producenti Vendos", që do të thotë se producenti zviceran SRG SSR mund të vendoste lirisht se ku t'i vendoste këto vende në rendin e pjesëmarrjes.
Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, Shqipëria e përfaqësuar nga Shkodra Elektronike me "Zjerm" do të përformojë e fundit, e 26-ta. Pra, "Zjerm" do të mbyllë garën, e cila do të hapet nga Norvegjia.
Finalja e Eurovisionit 2025 që po pritet me shumë entuziasëm nga fansat, do të zhvillohet të shtunën në Basel, Zvicër.
