Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Showbiz & Lifestyle

Eriola bën padashur deklaratën e fortë, i drejtohet Meritonit: Ik tako Ilnisën në dhomë të rrëfimit

Shkruar nga Newsbomb
Eriola bën padashur deklaratën e fortë, i drejtohet Meritonit: Ik
Meriton dhe Eriola/ Fotomontazh

Ky sezon i Big Brother VIP Albania padyshim mund të konsiderohet i paparashikueshëm. Konkurentët që kanë zgjedhur këtë edicion të jenë pjesë e këtij reality show, kanë lënë gjurmë kryesisht përmes përplasjeve të tyre. Duket se zënkat përgjithësisht ndodhin në orët e mbrëmjes, ndërsa sot paradite është Eriola ajo që ka befasuar.

Në një bisedë me Meritonin i drejtohet këtij të fundit duke i thënë që të shkojë të takojë Ilnisën në dhomë të rrëfimit. Banorja që la shtëpinë javën e shkuar është e dashura e moderatorit dhe kjo deklaratë e Eriolës ka nxitur reagime në rrjet.

“Ej po tako, thuj Ilnisës... Hajt se i them unë në dhomë të rrëfimit”, thotë Eriola gjatë bisedës me Meritonin, ndoshta duke nxjerrë zbuluar produksionin e këtij formati televiziv. Siç dihet, të gjithë banorët supozohen se janë të izoluar nga bota e jashtme. Por, me këtë deklaratë të Eriolës, tashmë gjithçka mbetet në dyshim...

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese