
Sara Gjordeni dhe Bardhi çifti i krijuar në Big Brother VIP para pak kohësh konfirmuan se do të bëhen prindër. Sara më tepër se këngëtari nga Kumanova është aktive në rrjetet sociale si dhe ndan shpesh moment nga jeta private dhe momente të bukura nga pritja e ëmbël.
Ditën e sotme Sara ka publikuar një video tepër të vecantë, përmes të cilës ka treguar ekon e bebushit si dhe fytyrën e lumtur të Bardhit. Bashkangjitur postimit, modelja ka bërë një dedikim të ëmbël dhe mjaft prekës.
“Po si ta falënderojë Zotin mami që erdhe ti o dritë? Si munde të vish të më japësh frymë kur bota po ma merrte? Si munde që në vend që e liga e mllefi të rritej brenda meje nga gjithçka po ndodhte, Zoti të solli ty dhe më tha Stop; rrit të mirën brenda teje! Si ta falënderojë mami Zotin që për kaq ditë ja plotësoi lutjet? Unë e di o frymë që ti je shenja më e madhe që më ka ardhur ndonjëherë nga qielli se asnjë e keqe nuk e thyen njeriun e mirë. Je shenja më e madhe e dritës, e shpresës, e forcës, e pathyeshmërisë sime! Je arsyeja pse mami çdo mëngjes i qesh babit se akoma nuk e besojmë sesi je mes nesh … Mami të është borxhlie gjithë jetën për forcën që i dhe! Asgjë që do të të jap në këmbim s’do e shlyejë kurrë”