Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

EMOCIONUESE/ Moderatorja e njohur shkon në Spitalin Onkologjik, suprizon me kukulla fëmijët e sëmurë me kancer

Shkruar nga Newsbomb
EMOCIONUESE/ Moderatorja e njohur shkon në Spitalin Onkologjik, suprizon me
Enxhi Nasufi

Çiltërsinë dhe zemërgjerësinë e Enxhit të gjithë sado pak e kemi kuptuar përgjatë gjithë këtyre viteve që ajo është pjesë e ekraneve shqiptare.

Së fundmi, moderatorja ka vendosur që të vizitojë njerëz shumë specialë. Ajo ka shkuar në Spitalin Onkologjik ku dhe ka vizituar fëmijët që aktualisht janë duke marrë shërbim pranë ambienteve të këtij spitali.

Me vizitën e saj Enxhi përveçse ka lumturuar sado pak ata fëmijë të cilëve u mjafton qoftë një fjalë e mirë apo buzëqeshje për tu gëzuar, ajo ka dhënë dhe një mesazh mjaft domethënës për të gjithë ndjekësit.

“Keta femije dhe prinderit e tyre jane luftetaret dhe heronjte e vertete te cdo dite Ndoshta shume gjera ne jete nuk i kemi ne kontroll , ama dashurine, miresine, perkujdesjen, e shume gjera te tjera , ne dukje te vogla , i kemi Keta femije kenaqen e gezojne me shume pak me besoni.

 Me ato pak gjera qe ne prej jeteses se shpejte, deshirave “te medha” dhe egos se pangopur i harrojme shpeshhere! Keta femije sigurisht meritojne sherimin, driten, shpresen dhe dashurine e gjithe botes , por mbi te gjitha kushtet bazike te mbijeteses, jeteses ne keto ambjente qe fatkeqesisht jane kthyer ne shtepine e tyre.

Te pakten ne te bejme aq sa mundemi e pse jo kete vend ku cdo dite hapin syte me shpresen per tu sheruar ta kene me te bukur dhe me argetues. Per cdo koment te vogel , siperfaqesor jo po pse e ben publike , jo po ashtu , keshtu kam kete pergjigje paraprake! Ne kete bote ku po mbizoteron lufta, egoja , ligesia , inati , smira, thashethemet dhe aty ku rrjetet sociale na tregojne gjithe e me shume fasade dhe shpirtra te kalbura ne dukje “lumturisht” “luksoze” une do zgjedh kete e te tjera si keto. Dashuria sheron cdo gje dhe dashuria eshte forca me e madhe ne kete bote! Ne kete jete dhe ne te tjerat”, shkruan Enxhi Nasufi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by enxhina (@enxhinasufi)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed