Artistja Elsa Lila ka rrëfyer sërish detaje nga jeta e saj personale dhe nga momentet e vështira që ka kaluar ndër vite.
Disa ditë më parë artistja e njohur ka rrëfyer për vështirësitë që ka kaluar gjatë qëndrimit në burg, një vit më parë, në mars të 2023, ndërsa sot ajo ka trguar për vrasjen e nënës së saj.
Elsa Lila ka rrëfyer detaje nga përjetimi dhe dhimbja që ka kaluar kur i vranë nënën e saj kur ajo ishte vetëm 15-vjeçe.
E ëma e Elsa Lilës, Eva Vishaj, u gjend e vrarë me plumb në kokë në vitin 1997.
Artistja e përlotur tregoi se ka numëruar ditët që të mbushte 18 vjeç dhe “të luftonte” për të vënë para drejtësisë autorët dhe sapo e mbushi moshën ajo tha se ka marrë një avokat dhe ka nisur procedurat ligjore.
“Të jetojë njeriu për të mbushur 18 vjeç. Unë isha 15 vjeçe dhe numëroja ditët, orët, sekondat që të mbushja 18 vjeçe që të hapja procesin. Unë që në moshën 18 vjeçe kam marrë një avokat penalist. E di pse? Për mamanë time”,- tregoi Elsa Lila.
Edhe më herët këngëtarja e ka quajtur vrasjen e nënës së saj në vitin e mbrapsht të 1997-ës si pengun e jetës së saj.