Princ Leka duket se ka lënë pas të shkuarën dhe është parë i shoqëruar me të dashurën e re, Blerta Celibashi.
Tanimë ata dalin hapur edhe në ambiente publike, jo vetëm krah njëri-tjetrit, por edhe dorë për dorë. Princ Leka dhe Blerta janë kapur mat çiftin, teksa shëtisnin në "Parkun Rinia", një zonë që gjithnjë është e mbushur me kalimtarë të rastit.
Më 15 Janar të këtij viti ishte vetë Elia e cila konfirmoi se ajo dhe Princi vendosën bashkarisht të kërkojnë zyrtarizimin e divorcit.
“Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzen time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qënka e vetmja rrugëzgjidhje! Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur!”, shkruante ndër të tjera Elia Zaharia.
Ndërsa, Princi nga ana tjetër tha se martesa me Elian kishte humbur funksionin.
“Me anë të këtij postimi ju komunikoj zyrtarisht se LTM Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që martesës së tyre t’i jepet fundi. Duke qenë se martesa ka humbur funksionin e saj, kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore.
Pavarësisht besimit tek instituti i familjes, LTM Princ Leka II beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok përbëjnë bazën e marrëdhënies në vijimësinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen dhe edukimin e LMS Princeshës Geraldinë!!!”, shkruhej në njoftimin zyrtyar nga Oborri Mbretëror në faqen zyrtare të Princ Lekës.
Gjërat morën tjetër drejtim, pas videos së bërë virale në rrjetet sociale dhe tashmë Princ Leka dhe Elia Zaharia janë pajisur me urdhër-mbrojtje për 6 muaj ndaj njëri-tjetrit. Si rrjedhojë si Princi po ashtu dhe Princesha nuk duhet t’ i afrohen njëri-tjetrin më shumë se 5 metra.