Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Elhaida Dani merr rolin e rëndësishën në RTSH, ja ku do e shohim këngëtaren

Shkruar nga Newsbomb
Elhaida Dani merr rolin e rëndësishën në RTSH, ja ku do e
Këngëtarja e njohur, Elhaida Dani

Këngëtarja e njohur, Elhaida Dani ka njoftuar se do të jetë pjesë e festivalit të RTSH-së, por këtë radhë jo si konkurrente.

Elhaida do të jetë drejtoresha artistike e Festivalit 63 të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar, i cili është një event i rëndësishëm muzikor që organizohet çdo fund vit nga RTSH-ja.

Bashkëpunimi i këtij televizioni me artisten pretendohet që të zgjasë më shumë se një vit.

Lajmin e marrjes së këtij posti nga këngëtarja, e ka bërë të ditur, drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Alfred Peza, teksa vlerësoi përfeormancën dhe karrierën e saj muzikore ndër vite. Për Pezën, Elhaida është një vlerë e shtuar për festivalin duke patur parasysh suksesin e saj në botën e muzikës.

Gjithashtu, ai shprehet se Elhaida do të punojë në këtë sezon me drejtorin artistik të Festivalit të 62, Bojken Lako, i cilësuar si një ndër organizotorët më të mirë të festivalit në RTSH.

Ardhja e Elhaidës është një lajm i gëzuar për mua, stafin dhe mbarë opionionin publik, sepse do të jetë një vlerë e shtuar për festivalin, duke pasur parasysh karrierën e saj të jashtëzakonshme duke nisur që nga fitoret e saj në shumë kompeticione muzikore. Me të do të punojë edhe Bojken Lako, që ishte drejtor i Festivalit të 62-së, i cili ka bërë një nga festivalet më mira që që ka bërë RTSH”,- tha drejtori i Përgjithshëm, Alfred Peza.

Këngëtarja, Elhaida Dani, është shprehur entuziaste për detyrën e re, teksa mendon se kjo është një përgjegjësi e madhe duke patur parasysh rëndësinë e festivalit. 

Ajo tregon se  se do të përcjellë të gjithë përvojën e saj personale dhe profesionale në festivalin e 63 të këngës, për të cilin tashmë ka nisur puna, ndërsa shton se kjo është një mundësi e artë për t'i treguar Shqipërisë vlerat më të mira.

“Është një kënaqësi dhe përgjegjësi e madhe. Kam lindur dhe jam rritur në Fetstivalin e RTSH-së, dhe falë këti festivali kam shkelur edhe në skenën e Eurovizonit. E di se çfarë do të thotë për artistët shqiptar ky Festival. E di rëndësinë. Do të japë më të mirën time në këtë Festival, por edhe në ato të ardhshmet.

Është mundësi e artë për ti treguar edhe Shqipërisë vlerat më të mira. Po synojmë të zgjedhim një skuadër sa më profesioniste, sa më serioze, për të bërë një punë shumë të madhe për këtë Festival dhe ato të ardhshme”,- tha këngëtarja, Elhaida Dani.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese