Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Egli Tako qesh me të madhe në shtëpi, Rozana Radi sherr me banoren: Ti je e sëmurë, nuk ke dinjitet!

Shkruar nga Newsbomb
Egli Tako qesh me të madhe në shtëpi, Rozana Radi sherr me
Rozana Radi/ Egli Tako

“Nuk ke dinjitet, je e sëmurë”, këto janë disa nga fjalët që Rozana Radi vendosi t’ia thotë troç në sy Egli takos. Debatet me tone të larta nuk janë më çudi në atë shtëpi, por mes Eglit dhe Rozanës po, pasi dy banoret ishin krah njëra-tjetrës në këto dy muaj.

Reagimi i Rozanës erdhi pas takimit të Eglit me motrën, ku i kërkoi Eglit të vazhdonte vetëm, dhe jo me Gjestin.

Por Egli jo vetëm që nuk e dëgjoi, por vazhdon t’i shkojë pas Gjestit duke e bindur se ajo e do.

Rozana Radi: Motra jote të tha luaj vetëm. Motra jote erdhi për ty dhe ti i flisje për Gjestin. Ai të ka thënë të vërtetën që nuk të do.

Debati vijoi me tona të larta ndërsa Egli bërtiste me të madhe “Kur u bë Gjesti kaq i keq?”, e ndërsa fliste shihet se i drejtohet Rozanës me agresivitet dhe të qeshura ironike duke u përpjekur ta intimidojë në mënyrë që ta ndalojë së foluri.

Por Rozana vazhdoi: Je sëmurë, e kë humbur logjikën. Nuk ke dinjitet, ky djalë po të shkel! Mos u afro, mos u sill si burrë, por sillu si grua. Nuk të kam frikë.

Ky të ka shkelur dinjitetin, të ka bërë të vogël. Nuk mund të fitosh me një djalë që nuk të do. Jeto me dinjitetin tënd.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese