Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Egli Tako nuk e duron dot Xumin? Debat mes dy banorëve: Mbaje gojën se je 31-vjeç, do bëhem e keqe

Shkruar nga Newsbomb
Egli Tako nuk e duron dot Xumin? Debat mes dy banorëve: Mbaje gojën se
Xumi dhe Egli Tako

Marrdhënia mes dy banorëve të Big Brother VIP Albania, Eglit dhe Xumit prej disa ditësh është tensionuar.

Kjo pasi Xumi edhe pse Egli i tha e prerë se nuk e simpatizon dhe nuk dëshiron të ketë asnjë marrëdhënie dashurie në BBVA, ky i fundit ka vazhduar me gjeste dhe ngacmime.

Një debat ka shpërthyer mes tyre, pas një komenti të këtij të fundit lidhur me ushqimin që sapo kishin konsumuar duke e ditur që ato ishin gatuar nga Egli dhe Rozana.

Egli reagoi menjëherë, duke i thënë atij të gjente diçka tjetër për të marrë shembuj dhe të mos luante me ushqimin, pasi ishte ajo që kishte gatuar filetot. Ndërsa bisedonin Egli përdori një shprehje të papritur: e drejtohet Xumin me fjalën “zemra”.

Kjo shprehje e përdorur nga Egli ka shkaktuar një ndjenjë kënaqësie te Xumi, i cili, gjatë bisedës kërkoi që Egli ta përsëriste këtë fjalë pasi i kishte pëlqyer. Si dhe në bisedë, gjatë kohës që Egli po shpjegonte situata ai i thotë që mbaron pas saj.

Egli menjëherë u largua nga biseda, e acaruar, duke i thënë Xumit: “Unë e di se flas me burrë…”.

Pjesë nga biseda:

Egli: Qëndrimi jot ndryshon o Xum

Xumi: Nuk ka lidhje se mërzitem, ça të bëj unë? Me ardh me nejt me ty, me bërë një muhabet me ty, me të përqafuar, keqinterpretohet

Egli: Rri normal si me të gjithë. Ti e dëgjon veten se ça thua?

Xumi: Xhelozoj

Egli: Mbaje për vete

Xumi: Më foli goja

Egli: Je 31 vjeç, mos më bëj mua të ndihem keq para tjerëve, se më bën të keqe, nuk dua të bëhem e keqe

Xumi: Këtë bisedë mund të ma bëje privatësisht

Egli: Ça rëndësie ka kjo, na dëgjon e gjithë Shqipëria o Xum. Vetëm ti nuk mund të flasësh për privatësinë, se ti ke folur me të gjithë e vetëm me mua jo

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese