
Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e ‘’Big Brother Vip Albania 4”, Redoni krijoj një lidhje të fortë me Eglin ku të gjithë vunë re një kimi mes tyre dhe se mund të krijonin lidhje dashurie brenda shtëpisë.
Por, kohëve të fundit, hyrja e Gjestit “trazoi” ujërat gjithashtu edhe Eglin e cila ka shprehur hapur pëlqimin që ka ndaj banorit.
Në një bisedë mes tyre ajo flet për marrëdhënien që krijoi me Redonin, ku shprehet se e ka dashur shumë dhe e ka pasur si vëlla.
“Me Redonin kam pasur shumë afrimitet, e kam pasur zemër e kam pas si vëlla”, - shprehet banorja gjatë bisedës.
Rikujtojmë se ish-banori ditë më parë u shpreh se është duke e pritur këngëtaren dhe se mund të krijojnë diçka jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.
Pas bisedës së Eglit me Gjestin dhe shpërthimit të fansave se mes tyre mund të ketë një lidhje dashurie, mbase një reagim vjen edhe nga Redoni.