
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania” Xum Allushi ka reaguar ashpër pas debatit të mbrëmjes së djeshme në prime, mes Eglit dhe Gjestit.
Ka qenë Egli në një moment që ka risjellë historinë me Xumin në bisedë teksa u shpreh se ajo nuk mbante asnjë përgjegjësi për veprimet e tij kundrejt saj. Egli tha se ajo ia kishte bërë të qartë që në fillim Xumit se mes tyre nuk do të kishte asnjë gjë, që në momentin që ky i fundit i shprehu ndjenjat.
Në një status në rrjete sociale, Xumi ka përdorur një gjuhë të ashpër kundrejt artistes teksa e ka cilësuar si një maniake, e cila u rikthye në lojë pasi kuptoi sesa shumë e kishte degraduar veten më parë.
“Tjetri të ka thon në sy 100 her nuk kam ndjenja etj ejt. Ta ka pre 1001 here! Meqë the që sma përgjegjësi që ma preve mu.
Kështu që bohu reale kokërr manjake që se arrite dot me bo lojën e stë funksionoi! Dole jasht pe se ca lloj degradimi i kishe o vetes e hyne me la reçelin me kamomil. Nuk të jepja mo pik rëncie as stë përmenja mo emrin po meqë ma përmene emrin tim. Tung dhe ruj followersat se po shko grop.”