Produksioni i Big Brother VIP ka vendosur që tre të skualifikuarit Egla Ceno, Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi të qëndrojnë në një dhomë së bashku. Një sprovë kjo për këta banorë, për të cilët do të vendosë publiku nëse do të duhet ta vijojnë ose jo rrugëtimin e tyre në këtë shoë televiziv.
Fillimisht ishte aktorja Egla Ceno që u përjashtua nga Big Brother VIP për shkak të përplasjes me çiftin, ndërsa sonte u skualifikuan Meritoni me Ilnisën. Megjithatë për të tre, "Vëllai i Madh" pati një plan duke i futur së bashku në një dhomë.
Edhe pse kanë thyer disa herë rregullat, siç duket produksioni ka vendosur t'i japë një shans, sigurisht përmes votës së publikut. Nëse do të zgjedhin që të qëndrojnë në këtë rrugëtim, sipas Ledion Liços, nga të tre banorët, vetëm dy do të rikthehen me të tjerët brenda shtëpisë.
Epo deri të shtunën, le të shpresojmë se do të ketë paqe mes tyre dhe jo zënka, megjithëse minutat e para duken se vijojnë të prodhojnë shkëndija...