Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Egla bën planet pas daljes nga Big Brother: Do të bëjë një fëmijë

Shkruar nga Newsbomb
Egla bën planet pas daljes nga Big Brother: Do të bëjë
Ne foto: Egla Ceno

Aktorja e njohur Egla Ceno, e cila është edhe banore e Big Brother VIP e që mund të themi me plotë gojë se ka qenë ndër banorët me të komentuar këtë sezon, duket se ka filluar të mendojë për planet pas daljes nga BBV.

Egla shprehet se pasi të dalë nga Big Brother dëshiron të ketë një fëmijë, një vajzë, teksa ka treguar se kjo është edhe një nga dëshirat që ka nëna e saj.

Pjesë nga biseda:

Egla: Do i fus dhe unë një kalama kur të dal se kot ndenja.

Erjola: Një gocë.

Egla: Një kaçurrelse do iki ta projektoj në zyrë direkt. Po mi, po pse jo do e bëj, mami më lutet “bëje se ta rris unë”, po ik më lër rehat mi grua se po shkoj sa ty… po le ta rrisë, pse jo, do e mendoj.

Erjola: Mos e mendo.

Egla: Po pra do e bëj.

Kujtojmë që Egla është ndër personazhet që ka qenë diskrete për jetën e saj personale. Edhe pse një herë në BBV ajo tha se është e dashuruar, ndërsa në një “prime”, tha se nuk duhet të besohet gjithçka që thuhet aty.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese