Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Ediconi i 75-të i festivalit të “Sanremos 2025” përfundoi, ja se kush do e përfaqësojë Italinë në Eurovison

Shkruar nga Newsbomb
Ediconi i 75-të i festivalit të “Sanremos 2025”
Olly

Ka përfunduar pas pesë netësh transmetim festivali 75-të i muzikës italiane “Sanremo 2025”.

 Ky festival ka dhuruar shumë momente të bukura, të qeshura dhe muzikë shumë të mirë, ku fitues i këtij edicioni u shpall Federico Oliveri ose ndryshe me emrin e artit Olly.

Kënga e tij “Balorda Nostalgia”, ka pasur një përkrahje të madhe nga juria dhe televotimi i hapur, ndërsa u shpërblye më së miri, me çmimin e parë dhe përfaqësimin e shtetit italian në Eurovison në Zvicër.

Në këtë festival pjesëmarrës ishin 29 këngëtarë, ku renditja e pikëve në tre netët e para u përllogaritën me votat e natës finale, kështu u përcaktuan pesë artistët përfundimtar për kapjen e çmimit të madh.

Pesë këngëtarët më të votuar kaluan në një raund tjetër votimi, i cili u nda në tri pjesë: 33% nga juria e shtypit, 33% nga juria e radios dhe 34% nga televotimi, për të përcaktuar fituesin.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese