
Një debat i ashpër është zhvilluar brenda ambienteve të shtëpisë së “Vëllait të Madh”.
Ka qenë G Bani ai i cili është përplasur me Rozana Radin, debat i cili ka agravuar deri në ngritjen e tonit të zërit e përdorimin e fjalëve ofenduese.
Zanafilla e këtij sherri mes dy banorëve ka qenë fakti se Rozana i është drejtuar G Banit duke i thënë se ke sharë Valbonën dhe kjo nuk është e drejtë. Në debat e sipër, reperi e ka quajtur këngëtaren “skizofrene”, “gojë h*le”. Madje, ai ia ka përmendur edhe nënën që i ka ndërruar jetë.
Pjesë nga debati:
G Bani: Çfarë tha Valbona që ka të drejtë?
Rozana: Je 40 e kusur vjeç, mba koherencë se le nam.
G Bani: Ti je skizofrene. O gojë hale mos ma përmend mamin. Pyet mamin tënd, legene.
Rozana: Mua më ka vdekur mami, nuk e pyes dot.
Danja: Mos u merrni me ato që kanë vdekur. Më ka vdekur vet mami dhe e di se çfarë dhimbje është.
G Bani: Mua mamin nuk ma përmend njeri. Nuk ka shanse ta bëj njeri.