
Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka gjetur një mënyrë goxha interesante për t’ju përgjigjur komenteve fyese për peshën e saj, që i vijnë shpeshherë nga njerëz të ndryshëm në rrjet.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Instagram, artistja shqiptare shkruan se për të gjithë ato që e cilësojnë si të shëndoshë, dijeni se edhe llogaria bankare e saj është kështu.
“Për ju që më quani të shëndoshë, thjesht dijeni që edhe llogaria ime bankare është kështu”,- ka shkruar këngëtarja krahas postimit të saj në Instagram.
Bebe Rexha është një artiste dhe kompozitore shumë e talentuar, që arriti një sukses të jashtëzakonshëm duke vulosur emrin e saj përgjithmonë në industrinë globale të muzikës.
Këngëtarja njihet për hitet e panumërta dhe projektet që prekin thellë tematika të shumta shoqërore.
Gjithashtu, ajo është vlerësuar edhe për vetëbesimin dhe kurajon për të përqafuar papërsosmëritë në trupin e saj apo të tjerëve, duke suportuar në këtë mënyrë të gjitha shtresat vulnerabël që preken nga opinionet negative të shoqërisë.
View this post on Instagram