
Një vendim të papritur kanë marrë Romeo dhe Heidi për të lënë së bashku shtëpinë e madhe të Big Brother VIP.
Çifti që ndodhët në një suitë, teksa kanë qenë duke ngrënë kanë vendosur që të largohen nga loja, duke hequr dorë nga çmimi i madh.
Romeo ka qenë i pari që ka hedhur idenë për të lënë shtëpinë, gjë që e ka mbështetur edhe Heidi. Të dy kanë shkuar në dhomën e rrëfimit për të thënë vendimin e tyre.
Mirëpo, nuk dihet se çfarë është diskutuar në dhomën e rrëfimit, pasi të dy lojtarët janë kthyer dhe vijojnë qëndrimin në BBV.
Pjesë nga biseda:
Romeo: Të dali jashtë te dy
Heidi: Do me dal?
Romeo: Vallai po
Heidi: Dalim
Romeo: Shkojmë në dhomën e rrëfimit dhe zhdukemi. Mos të na interesojë më asgjë
Heidi: Hajde dalim (shkojnë në dhomën e rrëfimit)