Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

"E di o shpirt që të kam mërzit", Xhensila dedikim për Besin, falje pas ndarjes?!

Shkruar nga Newsbomb
"E di o shpirt që të kam mërzit", Xhensila dedikim
FotoMontazh: Xhensila dhe Bes Kallaku

Mediat rozë ziejnë prej javësh për marrëdhënien e çiftit Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj. Dyshja shumë e dashur nga publiku, vendosi javë më parë t'i drejtohej Gjykatës së Tiranës për të bërë zgjidhjen e martesës, me pretendimin se për shkak të konflikteve të vazhdueshme ajo e kishte humbur funksionin e saj.

Besi, publikoi menjëherë pas këtyre zhvillimeve këngën "Mosmirënjohja", që sipas publikut i dedikohej Xhensilës. “Nga mosmirenjohja, une ta ktheva shpinen, a do mbash mekatin, a do bash viktimen...”, ishin vargjet e këngës së Besit, që ai i konsideroi të dala nga shpirti.

Mirëpo, duke se edhe Xhensila ka një dedikim për ish-bashkëshortin e saj, babain e dy fëmijëve. Ose të paktën, kështu e shohin fansat.

Këngëtarja ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram, në story dhe e shoqëron me mesazhin "a ça po vjen, a ça po vjen". Teksti ka një një përmbajtje të fortë, ndryshe nga "Mosmirënjohja" e Besit, ajo predikon faljen.

“Ti mos më kërko, të të them lamtumirë, e di o shpirt që të kam mërzit, e di shumë mirë. Jo jo. Ti mos më kërko, të të them lamtumirë, e di o shpirt që të kam mërzit, e di shumë mirë", thuhet në refrenin e këngës së re të Xhensilës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese