Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

E dashura e Safet Bajrit dërgohet në spital, një ditë para vrasjes së Fatbardh Licit festoi me “të fortin” e Shkodrës deri në mëngjes! (DËSHMIA E ISH-MISSIT dhe ROLI I SAJ)

Shkruar nga Newsbomb
E dashura e Safet Bajrit dërgohet në spital, një ditë para
Eria Ago dhe Safet Bajri

E dashura e Safet Bajrit ra në pranga dy javë më parë, nën akuzë për “përkrahje të autorit të krimit”.  Ky lajm u bë me dije vetëm ditën e djeshme, ndërkohë që Eria Ago me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është arrestuar më 26 shkurt, disa ditë pas arrestimit të partnerit të saj, Safet Bajrit.

Ago rezulton të jetë një emër i njohur, jo vetëm në botën e showbizz-it, por edhe për drejtësinë. Kujtojmë se vite më parë ajo përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Tourism Quin 2013”, ndërkohë që më vonë emri i saj doli në përgjimet e bëra në kuadër të zbërthimit të një grupi kriminal që aso kohe çoi në pranga  Hermes Nikajn, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”. Nga përgjimet e bëra në vitin 2020, Eria rezultonte të ishte një nga protagonistet e rrjetit të prostitucionit.

E dashura e Safet Bajrit dërgohet në spital, një ditë para
Eria Ago

E teksa arrestimi i saj është mbajtur prej ditësh larg vëmendjes së mediave, të tjera detaje janë duke dalë. Burime bëjnë me dije se aktualisht e dashura e Bajrit ndodhet në spitalin e burgut.

Ajo akuzohet se ka dijeni dhe ka ndihmuar në vrasjen e Fatbardh Licit, i cili u ekzekutua në lagjen Kiras në vitin 2018, në afërsi të banesës së tij.

Sipas hetimeve të kryera nga SPAK ka rezultuar se Eria Ago ka drejtuar një nga makinat të cilat u përdorën në krim. Ajo dyshohet se ka larguar nga vendi i ngjarjes dhe e ka sjellë në Tiranë, Astmer Bilalin, një prej të akuzuarve për vrasjen e Licit.

E dashura e Safet Bajrit dërgohet në spital, një ditë para
Eria Ago

Ndërkohë, burime jo zyrtare raportojnë se Ago është marrë në pyetje edhe në vitin 2018 për të njëjtën ngjarje, duke mohuar asokohe kategorikisht përfshirjen e saj në këtë vrasje si dhe të kishte dijeni për autorët. Sakaq, në dëshmitë e dhëna para hetuesve së fundmi e reja ka pranuar marrëdhënien e saj sentimentale me Bajrin, marrëdhënie e cila sipas saj ka zgjatur vetëm tre javë.

Gjithashtu, ajo ka pohuar se një ditë para vrasjes së Licit, së bashku me Safetin ka qenë një lokal me muzikë ku dhe kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit.

Eria Ago u arrestua më  26 shkurt me urdhër të prokurores Elida Kaçkini pasi dyshohet se ka ndihmuar Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin në ditën kur ndodhi vrasja e Fatbard Licit në Shkodër.

Gjatë seancës për vleftësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” mësohet se e reja ka mohuar akuzat e ngritura ndaj saj, duke thënë se ditën kur ndodhi ngjarja ndodhej në Tiranë dhe jo në Shkodër.

Por, prokuroria pretendon se Ago ndodhej në kryeqendrën e veriut ditën kur dhe ndodhi ngjarja bazuar dhe te sinjali i telefonit të saj.

Vrasja e Fatbardh Licit:

Fatbardh Lici, vëllai i Mustafa Licit dhe xhaxhai i “fantazmës”, Ibrahim Licit u ekzekutua me breshëri plumbash mëngjesin e 10 gushtit të vitit 2018.

E dashura e Safet Bajrit dërgohet në spital, një ditë para
Fatbardh Lici

Ngjarja e rëndë ndodhi disa metra larg shtëpisë së Licit, në një lokal në lagjen Kiras, ku “shënjestra” po pinte kafe.

Lici u qëllua me breshëri plumbash nga një person i cili zbriti nga një automjet tip “Benz” pa targa. Fatbardh Lici ishte kunat i Lulëzim Kullës, ku ky i fundit i shpëtoi atentatit me tritol në 13 janar 2018 dhe dyshimet u ngritën se mes fiseve Bajri e Lici kishin nisur përplasjet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese