Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

E cilësuan koncertin e tij si dështim, reagon Noizy: Kishte 22 mijë njerëz, pati disa probleme teknike

Shkruar nga Newsbomb
E cilësuan koncertin e tij si dështim, reagon Noizy: Kishte 22
Noizy © Credits /www.instagram.com/noizy/

Këngëtari i njohur, Noizy ka reaguar për koncerit “Alpha III” që ka mbajtur pak ditë më parë në Tiranë, ku disa e quajtën “zhgënjim dhe dështim”.

Noizy me anë të një video të postuar në rrjetet sociale shprehet se koncerti kishte 22 mijë pjesëmarrës, teksa pranoi se kishte disa probleme teknike.

Veç kësaj, Rigels Rajku u thotë fansave se një të tillë mund ta organizojë sërish në gusht.

“Flasim pak për Alpha Show III edhe për këto statuset që kanë qejf të quajnë sikur Alpha III dështoi. Nuk ka si të jetë dështim një koncert që u shitën më shumë se 22 mijë bileta, e para. është shumë e thjesht me e vërtetu sepse kompanisë mund ti gjihet lidhja që të marrin shifrat ekzakte të Alpha Show III. Kishte disa probleme teknike për shkak të shiut që ra atë mëngjes. Ekranet nuk punonin dhe ne nuk kishim kohë që t’i rregullonim. Por ne mund të bëjmë një tjetër koncert në gusht. Si mendoni”, u shpreh ai.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese