Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

"E bëra për fëmijët e mi", Xhensila tregon arsyen e vërtetë të ndarjes me Bes Kallaku: Kam Zotin dëshmitar! Po luftoja vetëm unë

Shkruar nga Newsbomb
"E bëra për fëmijët e mi", Xhensila tregon arsyen
Bes Kallaku dhe Xhensila /myrtezaj

Si rrallëherë, Xhensila Myrtezaj ka folur pa dorashka për divorcin me Bes Kallakun dhe për arsyet që çuan në shkatërrimin e marrëdhënies së tyrë shumëvjeçare.

E ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje” nga Arbana Osmani, këngëtarja tha se kriza ka nisur vitet e fundit, ndërsa “fajin” ia la mungesës së komunikimit.

Duke thekuar disa herë gjatë rrëfimit se divorcin e kërkoi vetë ajo, Xhensila tha se i duhej të merrte vendimin më të mirë për të, Besin dhe për dy fëmijët.

Pjesë nga biseda: 

Arbana Osmani: A ka pasur realisht një krizë në çift, edhe pse ju shpesh herë i keni përgenjeshtruar?

Xhensila Myrtezaj: Ka disa vite që jemi përpjekur të sistemonin pakënaqësitë që kishim në martesën tonë, me dëshirën për të mos përfunduar, pasi ende nuk e kishim marrë si vendim.

Kriza ka çdo marrëdhënie, përgenjështrimet për ndarjen besoj ishte e drejta e atij momenti. Ne nuk e kishim ndarë akoma nëse ne duhet të ishim bashkë, apo veçmas njëri tjetërit.

Arbana Osmani: Pse përfundoi martesa juaj?

Xhensila Myrtezaj: Unë mendoj se në çdo marrëdhënie, kur veprat nuk kanë përputhshmëri me fjalët, kur komunikimi e humbet peshën e rëndësisë që ka, dhe në marrëdhënie mbizotërojnë debatet, bëhet toksike dhe e dëmshme për mua, për fëmijet dhe në këtë rast duhej një vendim, dhe unë e mora këtë vendim.

Arbana Osmani: Kur e kuptove që martesa juaj kishte marrë fund?

Xhensila Myrtezaj: Në çift duhen përgjegjësi të përbashkëta dhe kërkohet punë nga të dy partnerët dhe kam kuptuar që nuk mund të luftojë vetëm njëra palë, dhe kuptova që po thyer, ndaj ishte një vendim i marrë nga unë. Shumë barrë kam marrë mbi supe. Çfarë nuk është shkruar, çfarë nuk është thënë nga “burime të sigurta” për mua, por këtë gjë nuk e ndryshoj dot. Por kam Zotin dëshmitar. E mora unë hapin, por nuk ishte e lehtë, divorci nuk është i lehtë për askënd. E gjeta forcën te ajo çka doja për fëmijet e mi, qetësinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese