Mbrëmja e sotme në ‘Big Brother VIP Kosova’ premton emocione të forta dhe momente tensionuese.
Historia e Drenusha Latifi dhe ish-partnerit të saj është e njohur në rrjet, ndërsa mbrëmjen e sotme pritet të ketë një përballje në Big Brother VIP Kosova.
Drenusha e cila prej disa javësh është banore e BBVK, do të ketë një përballje t me ish-bashkëshortin e saj, Atilla Kardesh. Mediat kosovare kanë zbuluar se Atilla do të ndodhet në studio për të ndarë versionin e tij të ngjarjeve lidhur me Drenushën.
"Na pret një prime i jashtëzakonshëm, ku mund të kemi një ballafaqim mes Drenushës dhe Atillës, duke ndikuar edhe në jetën e fëmijëve të tyre.”
Drenusha, e cila ka bërë bujë për akuzat e saj ndaj ish-partnerit për dhunë fizike, kishte ndarë më parë dëshmi të frikshme mbi përvojat e saj si viktimë e dhunës në familje, duke publikuar fotografi ndër vite.
Gjithashtu mund të ketë një ballafaqim mes Drenushës dhe Rrezit, me të cilin ajo është parë e afërt.