Noizy ka përfunduar në pranga mbrëmjen e djeshme, pasi ndaj tij rëndon akuza për “ Lëndim i rëndë trupor”. Kjo pasi, së bashku me anëtarët e grupit të tij dyshohet se kanë dhunuar barbarisht tiktokerin e njohur Medi.
Ky i fundit përfundoi në spital me lëndime të mëdha në trup dhe në kokë. Por sa vite rrezikon Noizy nëse shpallet fajtor për këtë akuza të ngritur ndaj tij? Avokati kosovar Valdet Hoxha ka thënë për mediat kosovare se reperi mund mund të dënohet deri në 5 vite heqje lirie.
“Nëse ngelet si lëndim i rëndë trupor, natyrisht që lëndimi është relativisht i rëndë deri në 5 vite, ndërsa nëse rikualifikohet në lëndim të lehtë trupor, por gjithmonë të kemi parasysh nëse shpallet i fajshëm, se mund të ketë prezumim të pafajësisë dhe mund të mos jetë i fajshëm.
Por në qoftë se vërtetohet që i dyshuari në këtë rast Noizy është i fajshëm dhe është lëndim i lehtë trupor, dënimi mund te jete deri ne 3 vite, nëse është lëndim i rënde trupor, dënimi mund të shkojë deri në 5 vite burg. Ne praktikë zakonisht për natyrën e tillë të veprave, zakonisht shkojnë me pranim të fajësisë dhe se nuk është që mund të rrezikohet me burgim, po besoj që do të ketë dënim me kusht, burgim deri në 6 muaj burgim dhe pastaj konvertohet në dënim me gjobë në disa mijë euro”, ka thënë Hoxha.
Më tej, avokati ka shqarur se nëse i lënduari nuk ka pësuar lëdime të rënda, dënimi varion nga 6 muaj burg me pranim të fajësisë, dhe pastaj të konvertohet deri në 2500 euro gjobë.
“Në parim shkohet deri në 20 euro për një ditë burgu, ashtu ne praktikë mund t’i konvertojnë gjykatat, zakonisht një gjobë e tillë për një lëndim të rëndë trupor, por edhe lëndimet e rënda kanë natyrë të vecant për raste specifike, nuk munden me qenë të gjitha të njëjta, por në qoftëse nuk ka natyrë të rëndë të lëndimeve, megjithatë kualifikohet si lëndim i rëndë trupor, në bazë të praktikës mund të shkojë deri në gjashtë muaj burg me pranim të fajësisë, ecl cila mund të konvertohet ne rreth 2000-2500 euro gjobë”, u shpreh ai.
Ja çfarë thotë Kodi Penal i Kosovës për veprën “Lëndimi i rëndë trupor”:
“Neni 189 Lëndimi i rëndë trupor
1. Kushdo që i shkakton lëndim të rëndë trupor personit tjetër ose e dëmton shëndetin e personit tjetër deri në masën e tillë sa që mund të rezultojë me:
1.1. dobësimin e përkohshëm ose esencial të një pjese vitale të trupit të personit tjetër;
1.2. paaftësimin e përkohshëm, zvogëlimin e përkohshëm dhe esencial ose zvogëlimin e përhershëm të aftësisë së personit tjetër për të punuar; ose
1.3. dëmtimin e përkohshëm dhe serioz të shëndetit të personit tjetër, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
2. Kushdo që shkakton lëndim trupor ose e dëmton shëndetin e personit tjetër dhe kjo rezulton me:
2.1 rrezikim të jetës së personit tjetër;
2.2 paaftësimin ose dobësimin e përhershëm të një pjese vitale të trupit të personit tjetër;
2.3 paaftësimin e përhershëm të aftësisë së personit tjetër për çfarëdo lloj pune
2.4. shëmtimin e përhershëm të personit tjetër; ose 2.5. dëmtimin e përhershëm të shëndetit të personit tjetër, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.
2.5. dëmtimin e përhershëm të shëndetit të personit tjetër, dënohet me burgim prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet.
3. Kur vepra penale nga ky nen kryhet ndaj viktimës së ndjeshme, kryesi dënohet me:
3.1. Burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet për veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni; ose
3.2. Burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet për veprën penale nga paragrafi 2. i këtij neni.
4. Kur vepra penale nga paragrafi 1., 2 ose 3. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit tjetër, kryesi dënohet me burgim prej dy (2) deri në dymbëdhjetë (12) vjet. 5. Kur vepra penale nga paragrafi 1., 2. ose 3. i këtij neni është kryer me armë, mjet të rrezikshëm apo me ndonjë send tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor ose dëmtim të rëndë të shëndetit, kryesi dënohet me burgim jo më pak se tre (3) vjet.
Neni 190 Pjesëmarrja në rrahje 1.
Kushdo që merr pjesë në rrahje, e cila rezulton me vdekje ose lëndim të rëndë trupor të personit, për pjesëmarrje në rrahje dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri (3) vjet. 72
2. Kushdo që në ndonjë rrahje ose grindje me qëllim të frikësimit apo kanosjes së personit, rrok apo vringëllon armën, mjetin e rrezikshëm apo mjetin tjetër që është i përshtatshëm për të shkaktuar lëndim të rëndë trupor ose për të dëmtuar rëndë shëndetin e personit, dënohet me gjobë ose me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet.
3. Personi nuk është penalisht përgjegjës sipas paragrafit 1. i këtij neni nëse ka marrë pjesë në rrahje pa fajin e tij ose thjesht për të mbrojtur veten apo për t’i ndarë pjesëmarrësit e tjerë në rrahje. 4. Arma, mjeti i rrezikshëm apo mjeti tjetër konfiskohen”.