Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

"Duroni, kam një kontratë me BBVK", Olta i del në mbrojtje Gertës: Motrën time e dua më shumë se ju, nuk duroj të ma preki njeri

Shkruar nga Newsbomb
"Duroni, kam një kontratë me BBVK", Olta i del në
Gerta dhe Olta Gixhari

“Olta më ka uruar fitoren”, kështu i tha Rozana Radi motrës së aktores, Gerta Gixhari, të dyja banore të Big Brother VIP 4. Pas kësaj fjalie, Geta dhe Rozana u përfshinë në një debat të fortë mes tyre ku kjo e fundit i kërkoi të tregojë se përse nuk flasin motrat Gixhari.

Mbi këtë debat, një reagim ka ardhur nga Olta e cila i ka dalë në mbrojtje të motrës ku shprehet se e do më shumë se të gjithë dhe nuk duron ta “preki” njeri.

Ndër reshta Olta sqaron se arsyeja se përse nuk e mbështet dot publikisht është se ka një kontratë me Big Brother VIP Kosova.

‘’Te dashur miq! Une punoj ne nje big brother tjeter dhe kam nje kontrat per te respektuar. Une Gerten e mbeshtes cdo dite,dhe do te jete keshtu deri ne fund te jetes tone. Motren time e dua me shume se ju,dhe nuk duroj dot te ma "preki" njeri. Ju kerkoj mirekuptim dhe durim! Me shume dashuri nga une.’’

"Duroni, kam një kontratë me BBVK", Olta i del në

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese