Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

“Duhet të shpëtojmë nga derrat”, akuzoi Saimir Kodrën për ngacmim seksual, Egla Ceno: Nuk më ka ardhur njoftim për gjyq

Shkruar nga Newsbomb
“Duhet të shpëtojmë nga derrat”, akuzoi Saimir
FotoMontazh/ Saimir Kodra -Egla Ceno

Fituesja e “Big Brother VIP”, Egla Ceno shpesh përmes Instastory-ve komunikon me ndjekësit e saj ku dhe tregon detaje nga jeta private.

Së fundmi aktorja ka realizuar një bisedë me ndjekësit ku e kanë pyetur në lidhje me gjyqin me Saimir Kodrën i cili pasi Egla e akuzoi për ngacmim seksual, tha se ka ngritur padi kundër saj për prishje imazhi.

Egla ka treguar se ende nuk ka marrë një lajmërim nga gjykata pasi moderatori Saimir Kodra deklaroi se kishte ngritur padi ndaj aktores.

“Nuk më ka ardhur asnjë lajmërim për gjyq, por më kanë ardhur disa mesazhe nga gra që kanë probleme ngacmime seksuale në punë. Jam e përfshirë të ndihmoj si me mbështetje publike, si logjistike. Gratë duhet të flasin nëse duan të shpëtojnë nga derrat. Duhet të jemi bashkë në këtë "luftë"! Të paktën t’i bëjmë të kenë frikë!”

“Duhet të shpëtojmë nga derrat”, akuzoi Saimir
© Credits: Instagram.com/egla_ceno/

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese