Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Dua Lipa s'di të ndalet, nga kopertina e revistës Time në ELLE

Shkruar nga Newsbomb
Dua Lipa s'di të ndalet, nga kopertina e revistës Time në
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa

Ylli i popit, Dua Lipa është përzgjedhur për kopertinën e revistës prestigjoze franceze kushtuar grave “ELLE”, si simbol i gruas së fortë dhe të suksesshme.

Në një intervistë eksluzive për “ELLE” që pritet të publikohet në muajin maj, artistja me origjinë shqiptare, Lipa flet gjerësisht për jetën e saj, sfidat dhe sukseset që e kanë determinuar atë, që të bëhet personazhi që është sot.

Duke listuar me shumë përpikmëri të gjitha arritjet e saj, prestigjozja franceze nuk harron që të ndalet edhe në një pjesë në jetën e Duas, po aq sa të rëndësishme e në anën tjetër që mbart me vete dhimbje, të cilat janë skalitur thellë në shpirtin e saj. Lufta në Kosovë është një nga çështjet që trajtohet në këtë intervistë, teksa e shohin në një kënd formësimi, përcaktuese të një rrugëtimi të ndritshëm në jetën e këngëtares.

Dua Lipa s'di të ndalet, nga kopertina e revistës Time në

Ndërsa u rrit në adoleshencë, Dua kujtonte historitë e tmerrshme të spastrimit etnik dhe krimeve të luftës të kryera kundër shqiptarëve të Kosovës. Kjo e nxiti për një ndryshim në perspektivën e të parit të gjërave, një ndryshim rrënjësor që e prezanton atë edhe sot, ku nuk ka rëndësi nëse kjo do të thotë të jesh një avokate e ashpër për komunitetin LGBTQ+ apo të bëjë thirrje për armëpushim në Gaza. Gjithçka që lidhet me sulmet e padrejta, me rrëzimin e vetë qenies njerëzore, Dua është aty për të ngritur zërin dhe për të luftuar këto padrejtësi, përfundon përshkrimin e saj revista ELLE.

Dua Lipa s'di të ndalet, nga kopertina e revistës Time në

Për Duan, eksperienca e luftës ka lënë një shenjë në jetën e saj, ndërsa shton se e ka ndihmuar atë që të krijojë një botëkuptim të ri për botën dhe e ka bërë të ndjeshme ndaj konflikteve aktuale që po ndodhin sot, të cilat u shkaktojnë vuajtje njerëzve. Por njëkohësisht i kanë dhënë asaj fuqinë për të luftuar me çdo mjet për të pasur një zë, për t’ja dalë mbanë që të realizojë ëndrrat e vajzës së vogël në atë cepin e largët të botës.  

“Kam dëgjuar histori nga miqtë në Kosovë që kanë humbur anëtarët e familjes. Shtëpitë e djegura. I pashë ata. Kur ke atë komunikim të drejtpërdrejtë me njerëzit që kanë kaluar luftë, kjo të hap një botë krejtësisht të re, dhe kjo ndodhi për mua.

Ndihem shumë afër atyre që vuajnë padrejtësitë në botë, apo pabarazitë. Qoftë kjo luftë, apo të dalësh mbi familjen tënde, të gjithë kanë një përvojë të ndryshme… Ka të bëjë me mbështetjen dhe të mësuarit së bashku”,- shprehet artistja me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Dua Lipa s'di të ndalet, nga kopertina e revistës Time në

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese