Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Dua Lipa një ndër personat më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar

Shkruar nga Newsbomb
Dua Lipa një ndër personat më të pasur në
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është renditur në listën e më të pasurve të Mbretërisë së Bashkuar të moshës nën 40 vjeç. Në listën e më të pasurve nën moshën 40-të, listohet pasuria e 350 individëve dhe familjeve më të pasura në Britani, ku shihen emra të famshëm si Harry Styles dhe Dua Lipa dalin në krye.

Harry Styles shquhet si ylli më i pasur britanik nën moshën 40 vjeçare me një pasuri prej 204 milionë eurosh. Ndërsa Ed Sheeran, këngëtari i njohur zë vendin e 10-të me një pasuri prej 396.8 milionë euro.

Dua Lipa dhe Daniel Radcliffe shquhen gjithashtu për pasurinë e tyre prej 105 milionë euro secili.

Lista përfshin edhe yje të tjerë të muzikës dhe artit si Adele dhe Daniel Radcliffe.

Megjithatë, në krye të listës së pasurisë është Hugh Grosvenor, Duka i shtatë i Ëestminsterit, me një pasuri prej 11.7 miliardë euro. Kjo listë tregon pasuritë dhe sukseset e një brezi të ri artistësh dhe biznesmenësh britanikë, duke treguar pasuri dhe sukses mbresëlënës në karrierën e tyre të shquar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese