Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Dua Lipa e panikosur, fansat i futen në hotel dhe i zënë pritë para derës së dhomës

Shkruar nga Newsbomb
Dua Lipa e panikosur, fansat i futen në hotel dhe i zënë
Dua Lipa

Dua Lipa ka përjetuar një moment paniku kur disa fansa kanë arritur të hynë fshehurazi në hotelin ku ajo po qëndronte dhe e prisnin jashtë derës së dhomës.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, ishte duke qëndruar në një hotel luksoz në Ritz-Carlton në Santiago kur fansat arritën të hynin në ambientet e saj private. Ajo kishte udhëtuar për në Amerikën e Jugut për të xhiruar një reklamë përpara se të ndodhte kjo ngjarje. I menjëhershëm ishte reagimi i efektivëve të sigurisë të cilët morën masa me qëllim marrjen në kontroll të situatës.

Sipas raportimeve, disa fansa po e prisnin këngëtaren jashtë dhomës, ndërsa të tjerët po prisnin në ashensor. Ata besohet se e kanë pritur yllin për të bërë fotografi.

Një burim tha: “Një grup fansash fituan akses jo vetëm në katin e hotelit të saj, por disa u gjetën jashtë dhomës së saj. Dua tha se nuk do të bënte foto brenda hotelit të saj”.

Dua Lipa ka planifikuar që të rikthehet në skenë në mars, kur të nisë pjesën e dytë të turneut duke promovuar albumin e saj të tretë “Radical Optimism”.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese