Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Kosova” ishte e mbushur plot me të papritura dhe surpriza. Ashtu ishte edhe rasti i Drenusha Latifit, të cilës iu desh të përballej me ish-burrin dhunues.
Historia e Drenusha Latifi dhe ish-partnerit të saj është e njohur në rrjet. Drenusha, e cila ka bërë bujë për akuzat e saj ndaj ish-partnerit për dhunë fizike, kishte ndarë më parë dëshmi të frikshme mbi përvojat e saj si viktimë e dhunës në familje, duke publikuar fotografi ndër vite.
Mirëpo mbrëmë ishi i Latifit, Atilla Kardesh është bërë pjesë e Big Brother Kosova, duke u bërë banori më i ri i këtij formati.
Ish-çifti, të cilët kanë dy fëmijë së bashku do u duhet të përballen çdo ditë më njërin tjetrin, teksa dihet se raportet mes tyre s’janë aspak të mira.
Futja e Atilla Kardesh në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka shkaktuar habi dhe polemika të shumta në opinionin publik. Për shumë ndjekës dhe mbështetës të Drenushës, prania e ish-bashkëshortit në të njëjtën hapësirë është konsideruar shqetësuese dhe jo etike, duke ngritur shqetësime për mirëqenien emocionale të saj.