Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

“Çdokush mund të dashurohej me ty”, Klajdi shokon me deklaratën për Eglin: Ne të dy mund të lidheshim bashkë

Shkruar nga Newsbomb
“Çdokush mund të dashurohej me ty”, Klajdi shokon me
Klajdi Musabelliu, Egli Tako

Mbrëmjen e djeshme dy të nominuarit, Xumi dhe Egli, mbajtën një konferencë për shtyp për pjesën tjetër të banorëve të shtëpisë së “Vëllait të Madh”. Pyetjet ishin të shumta, po ashtu dhe debatet e zënkat, por komenti i Klajdit është ai që po komentohet më së shumti në rrjet.

Teksa ishte rradha e tij për t’iu drejtuar Eglit, ai tha ndër rreshta simpatinë që kishte për të, ndërsa tha se Xumi i zuri radhën kur shprehu ndenjat për të, dhe Klajdit nuk i mbeti gjë tjertër veçse të hapte rrugë.

Çdokush nga ne këtu i mjaftonte një fije shumë e hollë për t’u dashuruar me ty, për të mos thënë që do isha unë i radhës. Fati i Xumit që ishte i pari që e shprehu këtë gjënë dhe unë hapa krahun për atë ndjesinë që ti më dhe”, tha ai.

Kujtojmë që Xumi dhe Egli janë në televotim kokë më kokë pas vendimit të marrë nga kjo e fundit si favor i dhënë nga hapja e “Kutisë së Pandorës”. Xumi ka shprehur që në ditët e para pëlqimin e madh që ka për këngëtaren ndërsa kjo e fundit ia bëri të qartë që nuk dëshironte të kishte diçka më shumë me të.

Ndër të tjera Egli është ndjerë vazhdimisht e bezdisur nga veprimet apo deklaratat e Xumit ndërsa tashmë ka filluar të ketë një raport të ngushtë me Gjesti, të cilit i ka shprehur dhe simpatinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese