Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Doa, një zë i huaj me zemër shqiptare që prek çdo shpirt në “Këngën Magjike”

Shkruar nga Newsbomb
Doa, një zë i huaj me zemër shqiptare që prek çdo
Doa dhe Ardit Gjebrea © Credits https://tvklan.al/

Doa është një artiste që nuk sjell thjeshtë këngë, por edhe një histori që prek zemrat e të gjithëve. Në këtë edicion të “Këngës Magjike”, ajo po shkëlqen si një margaritar i çmuar, duke sjellë me vete një ndjesi të veçantë që kapërcen çdo lloj kufiri.

Në një bisedë të ngrohtë me drejtuesin dhe producentin e spektaklit, Ardit Gjebrean, ajo zbuloi një detaj që padyshim i bën të gjithë të ndalojnë për një moment. Emri i saj i vërtetë është Shejda. Por, surprizat nuk mbarojnë këtu. Publiku, si në sallë, ashtu edhe ata që ndjekin përmes ekranit të “TV Klan”, mbetën pa fjalë kur ajo foli për origjinën e vet.

“Me origjinë jam iraniane-gjermane, por me zemër jam shqiptare,” tha ajo me një buzëqeshje që rrezatonte sinqeritet dhe dashuri.

Doa ka jetuar 17 vite në Shqipëri, duke e bërë këtë vend jo vetëm një shtëpi, por edhe pjesë të pandashme të shpirtit të saj. Fjalët përcillen me aq emocion, sa krijojnë një lidhje të fortë me çdo zemër që dëgjon, duke kujtuar se përkatësia nuk është vetëm çështje gjaku, por mbi të gjitha një ndjenjë që buron nga zemra.

Ardit Gjebrea: Ti e ke mësuar kaq mirë shqipen sa askush nuk besoj që ti nuk je shqiptare.

Doa: Çfarë t’i bëjmë?

Ardit Gjebrea: Çfarë të bëjmë, çfarë të bëjmë! Sa gjuhë di?

Doa: 6… 5 e gjysmë.

Ardit Gjebrea: Ajo gjysma më intereson.

Doa: Ajo gjysma është gjysmë frëngjisht, gjysmë spanjisht, kështu?

Ardit Gjebrea: Po gjuhët e tjera?

Doa: Gjermanisht, shqip, italisht, persisht…kë harrova?

Ardit Gjebrea: S’ka gjë, është gjuha e këngës, gjuha e zemrës!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese