Një ndër divat e muzikës tonë, Aurela Gaçe, është përballur së fundmi me një situatë aspak të këndshme. Imazhi i Aurelës është shfrytëzuar nga një faqe dhe kjo ka sjellë dhe një reagim nga vetë këngëtarja.
Në llogarinë e saj të “Instagramit”, këngëtarja e revoltuar ka publikuar një faqe e cila kishte shfrytëzuar imazhin e saj për të reklamuar një produkt. Artistja thotë se ky lajm është i rremë dhe çdo produkt që ajo dëshiron të reklamojë e poston vetë në llogarinë e saj.
Ndër të tjera Aurela i ka paralajmëruar të gjithë ata që përdorin figurën e saj për të reklamuar produktet e veta se do të përballen me Gjykatën.
Reagimi i plotë i Aurelës:
vini re - LAJM I RREMÊ #MASHTRIM NGA FAQE TË RREME
Sapo më dêrguan një link me këtê intervistê të sajuar , ku medemek tregoja sekretet e rinisê time.
E medemek na qënkêrka ky krem ( që e kanë vendosur në dorên time )
Kujtdo që mund ti dalë kjo reklamë , ju lutem më dërgoni linqet.
Kushdo që ka përdorur figurên tine pêr të reklamuar produket e veta , do të pêrballet me gjykatën.
( nëse do të reklamoja dicka, do të ishte në faqen time)
Siç e keni parë, në kêtë faqe nuk reklamoj asnjë lloj kremi !
View this post on Instagram