Hyrja e Gjestit në Big Brother VIP Albania ka ndryshuar rrënjësisht atmosferën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Këngëtari i njohur kosovar po shndërrohet dalëngadalë në fenomen, duke mos munguar as krahasimet me Luiz Ejllin. Në çdo moment, ai ia del të bëhet protagonist përmes veprimeve apo bisedave të tij.
Së fundmi, Gjesti ka ngacmuar në mënyrë indirekte Egli Takon, një nga banoret e këtij sezoni. Ai i thotë që do të dalë çift nga ky format televiziv, gjë që ia konfirmon edhe ajo. Por, kur i thotë shkronjën e personit që mendon se do të martohet me të, Gjesti ia mohon.
Kujtojmë që ditë më parë, këngëtari shprehu pëlqimin e tij në formë batute për Eglin, gjatë kohës kur po fliste me Xumin. Ndërsa ky i fundit e ka thënë publikisht se ka ndjenja për të, nuk u kuptua nëse Gjesti e kishte seriozisht apo po ngacmonte banorin tjetër të Big Brother VIP. Megjithatë ku ka zë, s’është pa gjë.
Pjesë nga biseda mes Gjestit dhe Eglit:
Gjesti: E kam një farë ndjenje që kam për t’u martuar me dikë në këtë Big.
Egli: Edhe unë e kam një farë ndjenje që ke për t’u martuar me dikë këtu. Edhe e di kush është, e di kush është.
Gjesti: Kush është shkronja e parë, kallëzom!
Egli: Ta lexoj në sy gjatë lëvizjeve se me kë e ke.
Gjesti: Më thuaj shkronjën e parë dhe unë të them, Po ose Jo.
Egli: L!
Gjesti: Kurrë në jetë. Jo, kurrë në jetë.
Egli: Nuk më gënjen intuita.
Gjesti: Jo është duke të gënjy shumë. Shumë është duke të gënjy.
Egli: Mua më kanë thënë që ti pastaj, je i martuar.
Gjesti: (Qesh) Jo, nuk jam.
Egli: Po ti ke kallëzu vetë këtu.
Gjesti: Jo.
Egli: Ua ke thënë të tjerëve.
Gjesti: Po, jo moj vetëm kam bërë hajgare.