
Pas më shumë se 25 vitesh martesë, çifti Meta-Kryemadhi ka vendosur t'i drejtohet Gjykatës së Tiranës për zgjidhjen e saj. Sipas procedurës, sepse kërkesa është depozituar zyrtarisht, të dy duhet të paraqiten para togave të zeza për të shprehur mendimet e tyre.
Ishte Ilir Meta që bëri të ditur lajmin me zë dhe figurë se ka njoftuar dhe djalin e vetëm, Besarin për ndarjen me Monika Kryemadhin. Meta ndër të tjera është shprehur se pas deklaratave të saj në mbështetje të SPAK, ajo nuk është më gruaja, por ish-gruaja e tij.
Pas këtij lajmi të shumta kanë qenë reagimet nga faktorët politikë dhe jo vetëm. Të shumtë janë ata që mendojnë se cifti Meta-Kryemadhi po ndahen për interesa si pasuria, trashëgimia apo t’i shpëtojnë hetimit të SPAK.
Një reagim ka ardhur dhe nga aktori i humorit dhe ish-banori i BBVA3, Jul Deda ku me nota humori përmes një story shkruan:
“Ky divorci i Ilirit me Monikën është 100% është lojë, sa me kap prajmin…”, shkruan aktori, duke na rikujtuar lidhjet dhe ndarjet e çifteve brenda Big Brother, vetëm si strategji për të tërhequr vëmedje në lojë apo për të fituar lojën.
