Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Ditëlindja e Getoarit, Marina me fjalë zemre: Lutem që kjo flakë të mos shuhet kurrë

Shkruar nga Newsbomb
Ditëlindja e Getoarit, Marina me fjalë zemre: Lutem që kjo
Çifti i njohur, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca me vajzën e tyre, Marget

Reperi i njohur, Getoar Selimi feston sot ditëlindjen e tij të 42-të. Bashkëshortja e tij, moderatorja e sportit, Marina Vjollca ka vendosur që t’i kushtojë disa fjalë zemre në këtë ditë të vecantë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, Marina shkruan se lutet që flaka e dashurisë midis tyre të mos shuhet kurrë, ndërsa shton se ai është bashkëshorti dhe babai më i mirë për të dhe vajzën e saj.

Sytë e mi ende ndizen sa herë që takojnë të tutë. Lutem që kjo flakë të mos shuhet kurrë. Gëzuar ditëlindjen zemër! Je bashkëshorti dhe babai më i mirë. Të dua!”- shkruan moderatorja Marina Vjollca në llogarinë e saj në Instagram.

Moderatorja Marina Vjollca dhe reperi me origjinë nga Kosova, Getoar Selimi kurorëzuan marrëdhënien e tyre në martesë në vitin 2017. Ato kanë së bashku një vajzë, të quajtuar Marget.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MARINA VJOLLCA (@marina_vjollca)

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese