Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Ditëlindja e 50-të e Victorias, David Beckham më romantik se kurrë

Shkruar nga Newsbomb

Ditëlindja e 50-të e Victorias, David Beckham më romantik se

Ish ylli i “Spice Girls” dhe biznesmenja, Viktoria Beckham ka festuar përvjetorin e 50-të të saj. Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen nga kjo festë madhështore, është fotoja e Victorias me partnerin e saj, ish-kapitenin e Anglisë David Beckham, i cili e mbart atë mbi shpinë. Një foto që tregon po aq sa romanticitet midis çiftit, njëherazi përcjell edhe kujdesin e ëmbël që ekziston në marrëdhënien e tyre bashkëshortore.

Sipas mediave vendase, Victoria është fotografuar me paterica kohët e fundit, duke qenë se më herët, ka pësuar një aksident në palestër, çka i ka shkaktuar një problem të vogël me këmbën. Ndonëse, ajo nuk e ka treguar këtë problem në rrjetet sociale, meqënëse në fotot e shpërndara Victoria nuk duket që të ketë paterica.

Festa e ditëlindjes është organizuar në klubin klubin privat të anëtarëve të Oswald në Mayfair të Londrës, teksa në këtë ditë të vecantë, kemi edhe një rikthim të grupit “Spice Girls”. Të shtunën mbrëma, Victoria Beckham, Melanie Brown, Emma Bunton, Geri Horner dhe Melanie Chisholm, të njohura si Posh, Scary, Baby, Ginger dhe Sporty Spice, u mblodhën për të festuar 50-vjetorin e Victorias në Londër.

Ato kënduan edhe këngën e tyre ikonike “Stop”. Këtë moment të grupit Spice, e ka shpërndarë në rrjetin social Instagram, ish-kapiteni i Anglisë dhe njëherësh bashkëshorti i Victorias, David Beckham.

Victoria u përgjigj në komente, duke shkruar: "Nata më e mirë ndonjëherë! Gëzuar ditëlindjen për mua! Ju dua shumë të gjithëve! #SpiceUpYourLife."

Hashtag-u lidhet me një këngë me të njëjtin emër, të lëshuar nga Spice Girls gjatë lulëzimit të tyre të viteve 1990.

Ditëlindja e 50-të e Victorias, David Beckham më romantik se

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese