Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Disa muaj pa takuar djalin, Meritoni tregon se çfarë ka ndodhur pas daljes nga BBV: Kam tentuar të komunikoj

Shkruar nga Newsbomb
Disa muaj pa takuar djalin, Meritoni tregon se çfarë ka ndodhur pas
Ne foto: Meriton Mjekiqi, ish-partnerja Egesta dhe djali i tij Loar

Gjatë post Big Brother VIP, finalisti i pestë Meriton Mjekiqi është pyetur nga Ledion Liço nëse e ka takuar djalin e tij, Loar. Moderatori është shprehur se nuk ka mundur ende të takohet dhe as nuk ka mundur të komunikojë me të birin.

Ai shtoi se është përpjekur të komunikojë me nënën e Loarit në mënyrë që ajo ta lejojë të takohet dhe të nisët për në Austri.

Kanë qenë 72 orë shumë të ngjeshura, nga aq sa kam folur me ju, vetëm me gjumin mezi ia keni dalë. Nuk e di a ke patur mundësi të lidhësh me Loarin apo mamanë e tij. Si janë gjërat në atë drejtim?” - e ka pyetur Ledioni.

“Me tregu të drejtën jo, nuk kam patur mundësi të lidhem. Jam duke tentuar që të komunikoj dhe të më lejojë që të shkoj në Austri të takoj djalin.” – është përgjigjur moderatori.

Brenda shtëpisë së Big Brother VIP, Meritoni ka treguar se që ai e takoi djalin e tij disa muaj pasi lindi sepse nuk kishte mundur të shkonte në Austri ku jeton dhe ish-partnerja. Por sipas tij ishte mungesa e vizës.

Kujtojmë se ish-bashkëshortja e tij, Egesta shprehej disa vite më parë se Meritoni ishte vetëm “babai biologjik” i Loarit, pasi nuk e kishte takuar asnjëherë, madje nuk i kishte bërë as një dhuratë për ditëlindje

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese