Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Disa ditë pas daljes nga BBV, Xumi "vendos" të shikojë memet në rrjet: Kur t’iu ndodhë diçka, mos thoni “Po pse mor Zot, kujt i hyra në hak?”

Shkruar nga Newsbomb
Disa ditë pas daljes nga BBV, Xumi "vendos" të shikojë
Xum Allushi

Xum Allushi, disa ditë pasi u eleminua nga Big Brother VIP 4, dha disa intervista dhe u duk se nuk i interesonte aspak që ndryshe nga personazhet e tjerë që marrin më shumë followrsa dhe famë, me të ndodhi e kundërta.

Prej disa javësh Xumit folloërsat iu larguan deri në 7 mijë, ndërsa komentet negative dhe memet në rrjet për të u bënë virale.

Por me një reagim të bërë ditën e sotme, Xumi ka vendosur t’i “shohë” dhe ka një përgjigje.

“Nëse një ditë do nxirrni nga goja fjalinë: “Po pse, mor Zot, kujt i hyra në hak?”, mendoni dhe emrin tim”, shkuran Xumi duke lënë të kuptohet se kush e ka ofenduar dhe bërë meme në rrjet, do marr ndëshkim nga Zoti.

Reagimi i plotë:

“E vërteta është që, sado të mundoheni nëpër grupe ËhatsApp-i për të cënuar, denigruar dhe për të hedhur baltë mbi imazhin tim apo për të më etiketuar fjalë që kurrë s’i kisha dëgjuar ndonjëherë për veten time, unë ju lë vetëm Zotit! Më vjen turp për ata që ju kanë në familje, çfarë monstrash jeni.

Komentoni me ad fallco sa të doni, montoni dhe postoni video si të keni dëshirë për të më nxjerrë sa më keq, por mos harroni: Zoti është më i madh. Nëse një ditë do nxirrni nga goja fjalinë: “Po pse, mor Zot, kujt i hyra në hak?”, mendoni dhe emrin tim. Kauza ime është më e fortë se ju! Ndjenjat e mia janë më me vlerë se ju, dhe viralitetin tim s’e arrini dot, sado të mundoheni!

Mos harroni, unë e bëj internetin që prej 2013! Gëzoni materialet që ju kam dhënë dhe merrini gjërat me sportivitet, siç i kam marrë dhe unë. Ndërsa për të gjithë ata miqtë e mi virtualë, gjithashtu dhe ata të zemrës time, mirënjohje deri në frymën time të fundit!”

Disa ditë pas daljes nga BBV, Xumi "vendos" të shikojë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese