Diola Dosti, nutricionistet e cila u bë e njohur edhe më tepër pas hyrjes në Big Brother VIP ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi pas lidhjes me biznesmenin nga Kosova Erolld Belegun.
Diola gjatë kohës që ka qenë brenda shtëpisë së BBV ka ndarë detaje nga jeta e saj personale, mbi tradhëtinë nga ish-partneri, babai i vajzave, gjinekologu i njohur në Kosovë Dardan Baftiu.
Nënë e tre vajzave, Diola Dosti ka folur publikisht për divorcin dhe tradhtin e ish-it ku ndër të tjera, ajo ka rrëfyer se ka qenë një nga gjërat më të vështira që ka përjetuar. Diola tregoi se tradhëtinë e ish-bashkëshortit e zbuloi nëpërmjet telefonit.
Por ndërsa ajo ndan foto me të dashurin e ri, Erolldin, ish-bashkëshorti i Diolës gjinekologu i njohur në Kosovë, Dardan Baftiu ka bërë publike partneren. Ajo gjithashtu është një person i suksesshëm në botën e bukurisë.