
Ish-banorja e Big Brother Vip, Diola Dosti ka mbrojtur ditën e djeshme tezën e doktoraturës në fushën e Nutricionit. Pas mbylljes me sukses të këtij hapi të rëndësishëm në karrierën e saj, ajo është suprizuar nga i dashuri, biznesmeni Elolld Belegu.
Erolldi i ka organizuar partneres së tij, Diolës një festë private për të celebruar së bashku këtë arritje profesionale.
Ka qenë vetë Diola ajo që ka ndarë një video nga festa në rrjetin social Instagram, teksa shihet që po kërcen shumë e lumtur me të dashurin e saj.
Krahas videos, ajo i ka kushtuar edhe disa fjalë të ëmbla partnerit të saj, Erolldit, teksa shkruan se ai e bëri të besojë në magjinë e dashurisë.
“Ti më bën të besoj në magjinë e dashurisë! Në një botë plot me gjëra të zakonshme, ndihem e bekuar që kam dikë aq të jashtëzakonshëm sa ti në jetën time. Faleminderit për gjithçka dashuri”,- shkruan në Diola Dosti.
Diola dhe Erolldi po shijojnë një lidhje dashurie prej disa muajsh, pasi u njohën për herë të parë në një koncert.
View this post on Instagram