
Moderatori i njohur Labinot Gashi ka bërë një deklaratë të sinqertë dhe të drejtëpërdrejtë në lidhje me raportin e prishur me këngëtaren Dafina Zeqiri.
I ftuar në një intervistë për “RTV Dukagjini”, Gashi konfirmoi se marrëdhënia e tyre është ndërprerë plotësisht dhe se nuk kanë më asnjë kontakt, as në jetën reale, as në rrjetet sociale.
“Nuk kemi asnjë raport, nuk flasim, nuk jemi as follow në Instagram,” u shpreh Gashi.
Moderatori shtoi se ndjehet i zhgënjyer, pasi ka dhënë shumë në këtë miqësi dhe nuk ka marrë as vlerësimin më të vogël në këmbim.
“Unë kam bërë shumë për të. Kam ngrënë bukë me të, i kam qëndruar pranë për vite, por një gjë e vogël i ka lënë përshtypje. E quajta mosmirënjohëse, për ditëlindjen që organizoi. Si është e mundur që një njeri që i ka qëndruar afër për dekada, të mos jetë pjesë e asaj dite, ndërsa ishin aty njerëz që s’kanë qenë kurrë afër saj? Njerëz që ishin në ‘BBVA”, u shpreh ai.
Megjithatë, pavarësisht distancimit, ai nuk harroi të shprehte urimet e tij për këngëtaren e cila është në pritje të ëmbël: “Dua t’i uroj më të mirat, pasi po bëhet nënë. Më e rëndësishmja është të mos stresohet. Mbi të gjitha, është respekti.”
Kujtojmë se Labinot Gashi dhe Dafina Zeqiri kanë pasur një miqësi të ngushtë për shumë vite, gjë që e bëri edhe më të dukshme mungesën e tij në ditëlindjen madhështore të këngëtares disa vite më parë. Po atë ditë, Labi publikoi një postim në Instagram me fjalën “mosmirënjohje”, që u pa si një thumb i drejtuar pikërisht ndaj Dafinës.