Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Delinda Disha, "fallxhorja" e zgjedhjeve mes humorit dhe familjes

Shkruar nga Newsbomb
Delinda Disha, "fallxhorja" e zgjedhjeve mes humorit dhe familjes
Delinda Disha

Nga Jonida Hitoveizi:

Imitimi i roleve duket se është diçka që e ka në lëkurë, një dhunti që e shndërron në një aktore të pëlqyer, në një aktore të dashur dhe me dhjetëra role që kanë mbetur në kujtesën e publikut. Dhe pa asnjë mëdyshje, filxhani i saj i stërmadh në qendër të Lushnjes konkurron denjësisht me “Memorandumin e Kucit”.

Delinda Disha, me një karakter të spikatur dhe humor të mprehtë, vjen në këtë intervistë për NewsBomb, ku na tregon pak më shumë për karrierën e saj si aktore, por edhe pë rolin e saj si bashkëshorte dhe nënë.

Në fakt, biseda për intervistën me Delindën, nisi para zgjedhjeve të 11 majit dhe u përmbyll pas rezultateve të para, ku nuk mund të mos e pyesnim Delindën, se si ia bëri që i ra në kokë rezultatit kur i lexoi filxhanin Ramës në takimin përmbyllës në qarkun e Fierit, duke pasur në krah edhe Belinda Ballukun. Duke qeshur Delinda thotë se është çështje energjie dhe se personazhi që ajo imition, Lushi ka të tjera parashikime të bujshme për të ardhmen, si ai se Tirana do të jetë kryeqendra e Ballkanit Perëndimor së shpejti.

Sa i takon profesionalizimit në fushën e humorit, Delinda thotë se cilësia ka rënë dhe këtë ia atribuon më së shumti rrjeteve sociale, ku ajo që i ofrohet publikut është një produkt bazik, edhe pse sipas saj talentet nuk mungojnë.

Delinda, përse vendose që ta ndaje aktrim - in me punën si moderatore në televizion?

Ishte një zgjidhje më e leverdisshme nga ana e karrierës apo diçka më stabël? Gjithcka ka ndryshuar në botën e skenës dhe televizionit. Situata nuk është e njëjtë me vite më parë dhe për këtë biem dakord të gjithë. Përpiqem të përshtatem me kohën për të gjetur dritaren time të komunikimit, me gjithë ndjekësit dhe shikuesit e mi. Emisioni ku unë po performoj tani, ka edhe satirën brenda, ndaj aty aktrimi nuk mungon. Dhe po përpiqem të jem aktive në rrjetet sociale, që me format e reja që na përshfaqen me video të shkurtra që ne u themi reels-a, janë kthyer në dritare të vogla komunikimi. Këtu jam shumë aktive edhe për të komunikuar me ndjekësit e mi.

Si do të ishte programi ideal i humorit për ty, nëse do të ishe regjisorja e një të tilli?

Sigurisht që e kam një ide për emisionin e ëndrrave, por nuk mund ta them si e mendoj dhe si do jetë. Por unë jam e hapur, ndoshta dhe nga kjo intervistë mund të lindin bashkëpunime.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e 45-të të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg nga dje, datë 20 Maj dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese