“Këtu e kam absolute, vetëm mund të jetë ndonjë përjashtim i jashtëzakonshëm në botë, femër që shkruan humor nuk ka, sepse humori është privilegj i të mençurve”, kjo deklaratë e bërë ditë më parë nga regjisori dhe skenaristi Bujar Kapexhiu “ka marrë dhenë” dhe është komentuar gjerë e gjatë.
“Një fjalor seksist dhe i papërshtatshëm”, ky ka qenë dhe një ndër komentet e bëra më shpesh në rrjetet sociale ku dhe kanë “shpërthyer” ndaj Kapexhiut.
Lidhur me këtë deklaratë të bërë nga regjisori dhe skenaristi ka reaguar edhe këngëtarja Manjola Nallbani.
Përmes një postimi në “Instagram”, këngëtarja shkruan se me këtë deklaratë ai ka vënë në dyshim intelektin e nënës të tij, figura e parë femërore që duhet adhuruar.
“Me këtë deklaratë sapo vulose të paktën në perceptimin tim, faktin që vetëm i mençur nuk paske qenë! "Karikaturist?!!! POOOO! Dhe natyrisht se pari ke vënë në dyshim intelektin e nënës tënde! Figura e parë femërore që duhet adhuruar...e më së pakti respektuar”, shkruan Manjola Nallbani.