
Në një debat me tone të larta e ofendime është përfshirë sot Gjesti dhe Ola teksa ndodheshin në ambientet e lavanderisë.
Në një moment Ola iu drejtua Gjestit duke i thënë se ajo jeton jashtë shtëpisë si një princeshë dhe jo si ai, si një varfanjak. Në këtë moment Gjesti është prekur si dhe ka akuzuar Olën se përgjesh personat e varfër.
Pjesë nga biseda e tyre:
Gjesti: Më vjen shumë keq që je jashtë.
Ola: Ku jam.
Gjesti: Veç hijen e ke këtu.
Ola: Të paktën unë jetën jashtë e kam si princeshë, jo si puna jote.
Gjesti: Vetëm hijen e ke këtu.
Ola: Unë e kam jetën si princeshë jashtë.
Gjesti: Si princeshë.
Ola: Jo si ty si varfanjak.
Gjesti: Varfëri unë? I varfër.
Ola: I varfër në tru.
Gjesti: Jo në tru, e pate për tjetër gjë, e di për çfarë e pate. I varfër jam edhe çka. Çfarë ka të keqe nëse je i varfër, i kesh ti të varfrit.