G Bani dhe Arsida, dy banorë të Big Brother VIP janë përfshirë në një debat të ashpër mbrëmjen e sotme.
Ky debat ka lindur për shkak të një komenti të Arsidës për Valbonën, për sa i përket raportit të saj me G Banin dhe Laertin, duke e quajtur G Banin tutor. Ky i fundit është nervozuar duke iu drejtuar me fjalën “rrugaçe”.
Arsida: Dua t’i them të gjitha vajzave si puna ime që janë ndarë nga partneri, mos ta ulin kokën përpara asgjëje, sepse nuk të bën as imorale dhe as rrugaçe. vjet ka qenë Heidi me këtë lojë dhe ne e kemi duartrokitur dhe na kënaqi. Unë këtu kam qëndruar, që ose të bëjë lojën e vetë ose të mos shtrëngohet pas pantallonave të një burri. Unë e pyeta a je tutor apo je avokat. Nuk mbaj përgjegjësi për fjalorin e rrugës.
Valbona: Duhet të jesh shumë e kujdesshme me ato që nxjerr nga goja. Unë nuk jam minorene. Mamaja ime nuk është tutorja ime.
Arsida: Atëhere përse një mashkull përgjigjet për ty? Mos u bë me zor viktimë. Jam munduar dy ditë të flas me ty dhe s’më je përgjigjur.
Më pas debati agravoi duke përfshirë G Banin, i cili “sulmoi” herë as here Arsidën me fjalën: “rrugaçe”.
G Bani: Rrugaçe! Rrugaçe! Rrugaçe!
Arsida: Kështu thuaji atyre që ke në shtëpi, jo mua.
G Bani: Rrugaçe! Rrugaçe! Rrugaçe! Rrugaçe!
Arsida: Ti tregon personalitetin tënd. Të të vijë turp!