Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Debati mes familjes Simaku dhe Herion Mustafaraj, reagon Elton Ilirjani

Shkruar nga Newsbomb
Debati mes familjes Simaku dhe Herion Mustafaraj, reagon Elton Ilirjani
Parashqevi Simaku dhe Elton Ilirjani

Elton Ilirjani ka reaguar së fundmi në lidhje me disktuimet e shumta në rrjet mbi akuzat e ngritura nga familja Simaku kundër aktorit Herion Mustafaraj. 

Në një postim në Insta Story, Ilirjani thotë se mbesa, Ina, nipi Ani dhe i vëlli, jane njerëzit më të afërt të Parashqevisë dhe më të rëndësishmit për të. 

Kujtojmë që ditët e fundit ka qenë Ina Simaku, mbesa e Parashqevisë, e cila tha se do të merrnin masa ligjore kundër Herion Mustafaraj pasi ky i fundit ka cënuar rëndë privatësinë e Parashqevisë si dhe ka destabilizuar shëndetin e saj mendor duke i thënë gënjeshtra. 

Elton Ilirjani gjithashtu thotë se takimi i shumëpritur mes Parashqevisë dhe djalit të saj, Luke, do të ndodhë brenda këtyre ditëve së bashku me ish-bashkëshortin Robert Nolfe. 

Fakti që familjarët e Parashqevi Simakut janë njerëzit më të afërt të saj, nuk ka pse të diksutohet nga askush, nuk ka pse të vihet në diskutim nga asnjëri prej nesh, sepse të gjithë e dimë sa e rëndësishme është familja për shqiptarët, për çdo shqiptar; për mua, për ju që më dëgjoni tani dhe aq më tepër për Parashqevi Simakun, që familja është gjëja më e rëndësishme, pavarësisht se ç’mund të ketë biseduar në të shkuarën e largët ose në një moment delikat, siç mund të bëjmë të gjithë.

Unë jam i bindur dhe çfarë kam dëgjuar dhe çfarë kam parë me sytë e mi këto ditë. Parashqevi Simaku ka një dashuri të madhe për familjen e saj, për vëllanë e saj, mbesën e saj Inën dhe nipin e saj, Ani Simaku. Kuptohet, dashuria më e madhe e saj është është Luke, që ajo do takohet së shpejti, brenda tri ditësh besoj dhe kuptohet, edhe ish-bashkëshorti i saj, Robert”, tha Elton Ilirjani. 

Ina Simaku lëshoi deklarata të rëanda kundër aktorit Herion Mustafaraj duke thënë se ai punon në hotelin ku po qëndron Parashqevia dhe ka përdorur kartën e hotelit për të hyrë në dhomën e saj pa leje. Ndër të tjera ajo ka thënë se ai ka kërcënuar Ani Simakun si dhe i ka thënë gënjeshtra Parashqevisë duke e bërë të besojë atë se ai do t’i sjelli djalin Luke, të cilin Parashqevia ka 15 vite që e pret për ta takuar. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed