Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Debat i ashpër, “thyhet” miqësia mes Romeos dhe Meritonit: Më ngacmoi të dashurën

Shkruar nga Newsbomb
Debat i ashpër, “thyhet” miqësia mes Romeos dhe Meritonit:
Meritoni - Romeo

“Prime” i Big Brother Vip ka nisur me prishjen e miqësisë së Meritonit dhe Romeos. Duket se marrëdhënia e tyre duket se s’ka më “shpresa” për rikuperim.

Romeos gjatë spektaklit tha se miqësia është prishur pasi Meritoni për lojën e ka prekur në pikën e dobët.  Madje Romeo e etiketoi Meritonin si një shok që “i ngacmoi të dashurën”.

Romeo: Unë jam munduar gjithë kohës që t’i qëndroj në krah se ne njiheshim jashtë, kemi pasur marrëdhënie, kemi qenë shokë, marrëdhënia jonë u thye përfundimisht. Të shkosh deri në atë gradë për një lojë, s’do e kisha bërë dot kurrë. Më uli për të ngritur dikë tjetër, ngacmon të dashurën time për të më provokuar mua dhe për të më çuar në limite.

I them mos prek në familje, vazhdon. I them mos prek te e dashura, vazhdon te e dashura.  Ka ngacmuar Sarën e Bardhit, nuk e linte rehat. Në momentin që ka gjetur këtë formë, sherri me gocat dhe të dashurat e shokëve të tu këtu brenda. Kjo është loja, nuk kupton që janë ça gjëra përtej lojës, nuk e kuptoj deri ku shkon njeriu për të qëndruar pak më shumë në shtëpi. Unë s’do e bëja dot

Meritoni: Në mënyrë indirekte më ka ulur poshtë. Mua mi ka thënë fjalët e fundit në momentin që kam thënë një të vërtetë ndaj tij. Ka qenë Romeo të rripi nuk ka qëndruar afër, te dasma nuk ka ardhur te celebrimi.

Pasi u ndamë nga Heidi, unë e pash të vajtuar dhe pash një Romeo gropë fare. Kur u bashkua me Heidin thash po sheshohen gjërat, thash po reflekton. Djali po mëson po merr ca këshilla. Egla mësuesja e tij e përbetuar…më uli poshtë. Unë jam ndjerë i tradhtuar, Romeo e ka lojën më të rëndësishme sesa kjo shoqëri, po i nënshtrohet Eglës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese